Të fundit

Faton Peci pas votimit: Kosovës i duhen institucione funksionale dhe stabile

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka ushtruar sot të drejtën e votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Peci theksoi rëndësinë e krijimit të institucioneve funksionale në nivel qendror, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve dhe do të adresojnë nevojat e tyre të përditshme.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë, sepse Kosovës i duhen institucione të nivelit qendror. Na duhet një president, një qeveri funksionale që shërben në baza ditore për nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe për ambiciet që i kemi si shoqëri”, deklaroi ai.

Peci shprehu gjithashtu dëshirën që vendi të hyjë në një periudhë stabiliteti institucional pas këtyre zgjedhjeve.

“Uroj që këto të jenë zgjedhjet e fundit të parakohshme, sepse Kosovës i duhen institucione stabile”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci