Të fundit

Janina Ymeri dorëzon padi për shpifje kundër Glauk Konjufcës

Kandidatja për deputete e LDK-së, Janin Ymeri, ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi për shpifje kundër zëvendëskryeministrit Gluak Konjufca.

Ymeri pretendon se Konjufca ka shpifur në emisionin Debat Plus kur ka folur për temën e energjisë elektrike dhe ka kërkuar kërkimfalje publike nga Konjufca.

Postimi i plotë:

Me avokatin Donat Lushaku dorëzuam padinë për shpifje ndaj zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca.

Të paditurit pra Glauk Konjufcës i kërkohet të bëj falje publike për shpifjen e bërë në emisionin Debat Plus.

Në të kundërtën i kërkohet kompensim dhe varësisht nga vlerësimi i gjykimit të ardhurat nga kompensimi do i dërgohen shoqatës ‘Doën Syndrome Kosova’.

Për më pak se 1 vit, unë kundër pushtetit ose akterë pushteti jemi në 3 beteja ligjore.

Së pari kam dërguar rast për hetim në Prokurori Speciale për keqpërdorimet në çmim të rrymës, për çfarë jam thirr në dëshmi dhe kam pranuar të dëshmoj edhe në Gjykatë.

Së dyti, KEK më ka paditur për shpifje, padia është rrëzuar edhe tani ende është në proces se KEK nuk heq dorë.

Së treti, për shpifjen e nënkryetarit të Lëvizjes Vetvendosje njëherit edhe zëvendës kryeministër e Ministër i Jashtëm, isha unë ajo që dorëzoj padi për të vendosur të vërtetën në vend.

Pra 1 njeri kundrejt 1 Aparati të tërë shtetëror me 3 Beteja Ligjore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci