Të fundit

Kajtazi për Kurtin: Për kë dreqin po punon?

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka refuzuar dy projekte të mëdha amerikane, të cilat sipas tij kanë qenë strategjike për zhvillimin e vendit.

Ai përmendi projektin e termocentralit të propozuar nga një kompani amerikane dhe projektin e gazit amerikan, duke thënë se të dyja kanë një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Janë dy projekte më të mëdha amerikane që Kurti iu ka thanë jo, termocentrali që do ndërtohej nga një kompani amerikane, e kërcënoi, mbajti fjalime në Kuvend, prapë është projekti jetik për Kosovën, më i madh stratetegjik…” tha Kajtazi në “VV Show”.

Sipas tij, refuzimi i këtyre projekteve shpjegohet se “Kurti urren gjithçka që përfaqëson Amerika, urren zhvillimin që përfaqëson Amerika”.

“Mu nuk më jep shpjegim tjetër pos që Kurti urren gjithçka që përfaqëson Amerika, urren zhvillimin që përfaqëson Amerika, ky njeri nuk e do Amerikën, nuk po i do të mirat që na sjell Amerika, qysh mundesh me i thanë nuk po ta du gazin por po ti du ushtarët amerikan në kufi me na mbrojt prej Serbisë. Për kë dreqin punon ky bre”, deklaroi ai.

“Qysh mundesh me i thanë nuk po ta du gazin, por po t’i du ushtarët amerikan në kufi me na mbrojt prej Serbisë? Për kë dreqin punon ky bre”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci