Të fundit

Vlerësohet se rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri që goditi dje Istogun

Breshëri i fuqishëm që goditi dje Komunën e Istogut ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Artan Gegaj, tha se sipas vlerësimeve të para, dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa ekipet kompetente po punojnë për evidentimin e tyre.

“Ka qenë një ditë shumë e rëndë për Komunën e Istogut. Fillimisht u përballëm me një aksident tragjik, ndërsa më pas komuna u godit nga një breshër i fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi, duke shkatërruar kulturat bujqësore në pjesën më të madhe të territorit”, deklaroi Gegaj për RTKlive.

Sipas tij, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, vlerësimet fillestare tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në territorin e komunës janë dëmtuar.

“Për momentin nuk mund të flasim me shifra të sakta, por nga vlerësimet e para rezulton se rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella në territorin e komunës janë dëmtuar”, ka thënë Gegaj.

Sipas Gegës, nga mëngjesi i së martës Komuna e Istogut do të formojë komisionet për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e saktë e situatës dhe e fermerëve të prekur.

Ai theksoi se Komuna e Istogut, në bashkëpunim me kryetarin Ilir Ferati, do të angazhohet maksimalisht për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë gjithë procesit të vlerësimit dhe tejkalimit të pasojave. Gegaj, i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të reagojë me urgjencë dhe të sigurojë mbështetje emergjente për fermerët e Komunës së Istogut. “Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”, është shprehur Gegaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci