Ylli brazilian i futbollit, Vinicius Junior është një nga futbollistët më të njohur në botë, veçanërisht pas Kupës së Botës.
Ose më saktë, Vini Jr. Ishte lehtësisht i dallueshëm para se t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje estetike për harmonizimin e mjekrës.
Tani ai duket krejt ndryshe nga futbollisti që vetëm pak javë më parë e udhëhoqi Brazilin në Kupën e Botës.

Sajti brazilian i lajmeve TMC publikoi të hënën një artikull ku raportonte se ylli i Real Madridit iu nlnshtrua një procedura të harmonizimit të mjekrës në një klinikë në Goiana, e cila është realizuar nga dermatologu Dr. Alessandro Alarcao.
Sipas raportimeve, ndërhyrja konsiston në përdorimin e mbushësve (fillerëve) për të formësuar konturet e fytyrës.

Në rastin e Vini Jr., ai dëshironte t’i jepte më shumë definicion mjekrës së tij.
Pas intervenimit, fotografi të yllit brazilian u publikuan në rrjetet sociale dhe ndryshimi në pamje është i hatashëm.
