Të fundit

Hakmarrja e SHBA-së për ushtarët e vrarë nga Irani

Ushtria amerikane ka realizuar një tjetër seri të bombardimeve kundër Iranit me qëllim që t’ia dobësojë kapacitetet për të sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit.

Bombardimet ajrore, për natën e dhjetë me radhë, janë realizuar pasi presidenti amerikan Donald Trump premtoi se do të ndëshkonte Iranin për vdekjen e ushtarëve amerikanë.

Trumpi më herët ka deklaruar se Irani do të goditet fort në nderim të tre ushtarëve amerikanë që u vranë nga sulmet iraniane në Jordani dhe Irak.

Si kundërpërgjigje, Irani ka bërë të ditur se ka goditur dy tankerë nafte në brigjet e Hormuzit dhe asetet amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt. Presidenti Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani tani është në luftë të plotë me SHBA-në.

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka pasur cak infrastrukturën që i përket kompanisë amerikane “Amazon” në Bahrejn.

Garda ka pretenduar se ka sulmuar dhe shkatërruar infrastrukturën qendrore të të dhënave të kompanisë Amazon. Për këtë sulm ka përdorur disa raketa, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Në të njëjtën kohë, Teherani ka deklaruar se janë shkëmbyer mesazhe diplomatike nga të dy taborët nëpërmjet ndërmjetësuesve, ani pse marrëveshja e armëpushimit është prishur.

Komanda qendrore e SHBA-së nëpërmjet një njoftimi ka thënë se në bombardimet e fundit janë goditur qendra ushtarake, kapacitete detare, baza raketash e dronësh dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit.

Ndërkaq, anijet komerciale kanë vazhduar të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, ka bërë të ditur komanda qendrore e SHBA-së.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci