Të fundit

Një 45-vjeçare humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i tetë i ndërtesës në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një grua e moshës 45-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tetë i një ndërtese në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për vetëvrasje. Mësohet se e ndjera edhe më parë kishte pasur tentativa për t’i dhënë fund jetës, nga të cilat kishte arritur të shpëtonte.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor i emergjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci