Së fundmi, Vëllai i Madh i BBV-së u ka kërkuar banorëve që të tregojnë një sekret të cilin të tjerët nuk e dinë. Ata kanë rrëfyer në dhomën e rrëfimit sekretet që kanë dhe më pas iu është dhënë 24 orë që të zbulojnë se kujt i përket secili sekret që kanë thënë.
Kjo ka ndikuar që banorët të zhvillojnë diskutime, por edhe të bëjnë thashetheme me njëri-tjetrin e të tregojnë edhe gjëra tjera nga jeta e tyre.
Por siç duket një sekret i një konkurrenti i ka vënë të gjithë në dyshime, të cilët po aludojnë se mund të jetë i Donaldit.
Ndërkohë Beniada mundohet ta dekodojë sekretin duke përfshirë e përmendur edhe Borën.
”Hera parë si pash Boren ktu te neve te Big Brother na u dok si 23 vjeçe, është sa un por dukej akoma me e vogël, me fytyrën e njomë te bukur, si vajzë shtatlarte që është dhe vajzat shtatlarte duken me gjigante ajo duket fiks si 23 vjeçe”, u shpreh Beniada për Bora Zemanin teksa kujtoi natën kur hyri për ta takuar Semin dhe Donaldin.
Por kjo bisedë është realizuar duke mos qenë prezent Donaldi por vetëm Einxhel dhe Arjola.
View this post on Instagram
