Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në “BBV”, por edhe për faktin se gjatë gjithë spektaklit është parë me telefon në dorë.
Të gjithë ishin kuriozë të dinë se me kë kishte shkëmbyer mesazhe në ato momente, me një postim në llogarinë e saj, Trixa zbuloi se ka folur me vëllain, duke shuar kureshtjen e madhe.

Ajo tregoi se çfarë shkroi vëllai i saj Albani, teksa Trixa u përgjigj:
“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë, është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes, nuk e di ku do të isha pa ty, ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falënderuese që e kam në jetën time, nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë, jam shumë falënderuese për ty”, ka shkruar Beatrix.
