Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është themeluar Fondi i Sigurisë në Kosovë.
Ai tha se funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.
“Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, shkroi ai.
Kurti gjithashtu tha se fondet e mbledhura do të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore ë Kosovës.
“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës”.
Ai me këtë rast bëri thirrje që qytetarët e Kosovës dhe diaspora të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, shkroi Kurti në Facebook.
