Të fundit

Shpërthime gjatë natës në Ukrainë

Edhe pse në dy qytete është shpallur “armëpushim i përkohshëm”, agresioni rus po vazhdon në qytet tjera andaj Ukrainës.

Mediat ukrainase kanë raportuar për shpërthime dhe sulme ajrore të afërta në qytete të ndryshme, ndërsa sulmi rus hyn në ditën e tij të dhjetë.

Granatimet në qytetin lindor të Sumy, aktualisht i rrethuar nga trupat ruse, filluan në orën 05:00 (02:00 pas mesnatës) sipas kohës lokale të së shtunës, nga kanalit i lajmeve Ukraine-24.

Gazeta e pavarur Kiev raportoi se shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv. Ndërsa një banor i strehuar në një stacion treni postoi në Twitter për raketat që goditën platformën në orën e njëjtë që kishte ndodhur edhe të shtunën, 03:00 pas mesnatës.

Gazeta e pavarur në Kiev gjithashtu ka postuar në Twitter për alarmet e sulmeve ajrore në kryeqytetin Kiev, si dhe në qytetet Sumy, Zhytomyr dhe Chernihiv, duke u kërkuar njerëzve të shkojnë në strehën më të afërt, shkruan BBC, përcjell Paparaci.

Ukrainë po përballet me luftë tash e 10 ditë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci