Të fundit

Avioni ushtarak italian shfaqet në qiellin e Ballkanit Perëndimor

Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane prej disa kohësh po qarkullon mbi Banja Lukë, qytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Fluturimi i këtij avioni mund të gjurmohet në faqen që regjistron fluturimet e të gjithë avionëve në kohë reale – Flightradar24.

Siç shihet, avioni ka fluturuar nga jugu i Italisë në afërsi të qytetit të Katanias, dhe prej disa kohësh tani është duke fluturuar mbi territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Avioni është një model “IAM41188” i Forcave Ajrore Italiane.

Nuk dihet se cili është misioni i tij, por këta aviona përdoren më së shumti për vëzhgim dhe zbulim.

Kujtojmë se EUFOR-i së fundmi vendosi të rrisë praninë ushtarake në Bosnjë dhe Hercegovinë pas pushtimit rus të Ukrainës. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci