Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot e kanë mirëpritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, me të cilin kanë diskutuar mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.
“E vlerësojmë jashtë mase përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë dhe mirëpresim çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues “Prishtina për të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera Rama.
