Të fundit

Chelsea në frikë se nuk do të mund ta përfundojë sezonin pas sanksioneve

Kampioni evropian Chelsea raportohet të jetë në panik se nuk do të ju lejohet të përfundojnë këtë sezon për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria britaneze drejt biznesmenit rus Roman Abramovich.

Pasi që i është ndaluar që të bëjë profit nga shitjet e fanellave dhe biletave, Chelsea pësoi edhe një goditje tjetër, ku sponsori i fanellave “Three” suspendoi kontratën me klubin me vlerë prej 120 milionëve.

Po ashtu, tani raportohet se edhe brendi “Nike” është duke konsideruar që të shkëpusë marrëveshjen 15 vjeçare me Chelsean, kontratë kjo me vlerë afro 900 milionë euro që ishte nënshkruar në vitin 2016.

Kjo do të nënkuptonte që “Blutë” e Londrës të humbasin 540 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Bordi i klubit ka mbajtur dje bisedime me Qeverinë e Britanisë së Madhe, dhe janë duke u frikësuar që ata nuk do të kenë mundësi që të përfundojnë këtë sezon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci