Të fundit

Nuk ndryshojnë çmimet e biletave, deri në 80 euro për ndeshjen miqësore

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se shitja e biletave për ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos do të fillojë të hënën. Sikurse në ndeshjet e kaluara FFK nuk ka vendosur ta ndryshojë çmimin e biletave as për ndeshje miqësore.

Çmimet e biletave mbeten të pa ndryshuara sikurse në ndeshjet e kaluara. Një biletë do të kushtojë nga 5 deri në 80 euro.

Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Po ashtu në njoftimin e FFK-së bëhet me dije se shitja e biletave do të bëhet përmes platformës online.

Kosova do të përballet me Burkina Fason më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci