Të fundit

Ministri i Jashtëm turk: Turqia dëshiron pavarësinë e Ukrainës

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia dëshiron të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punon shumë për të arritur paqen.

Ndër të tjera thotë se Turqia ka lidhje të forta me Urainën dhe Rusinë. Për këtë arsye, lufta po prek edhe Turqinë, ashtu si shtetet e tjera të botës.

“Ne e kundërshtuam fuqishëm aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Nëse bota do të kishte dhënë përgjigjen e duhur ndaj aneksimit të Krimesë, atëherë ne nuk do të ishim në këtë situatë sot”, shtoi Çavusoglu.

Ai beson se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje. Pavarësia e Ukrainës është ndër kushtet e diskutuara dhe Turqia dëshiron që të njihet si shtet i pavarur që t’i jepet fund luftës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci