Të fundit

Pacolli: Kosova duhet të shpallë ditë zie në respekt të Albright

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në vdekjen e ish-sekretares amerikane të Shtetit, ka thënë se ajo do të ngelet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si një heroinë.

“Ajo pati kurajën që me vendosmëri ta udhëheq botën e lirë, për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit”.

“Kosova duhet të shpallë ditë zie në respekt të zonjës së madhe Albright. Ajo ishte një person i jashtëzakonshëm. Do t’i kujtoj gjithmonë bisedat me të. Një ditë vërtet e trishtë për të gjithë ne në Kosovë. Faleminderit zonja sekretare. Shpirti yt u prehtë në parajsë”,ka thënë Pacolli në rrjetin social Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci