Të fundit

Nis protesta e serbëve të veriut, u prin Rakiq

Qytetarët serbë të veriut kanë nisur protestën për të kundërshtuar moslejimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

Ata po protestojnë në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës. Protestuesve po u prin kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Policia e Kosovës po vëzhgon nga afër protestën, derisa është paralajmëruar se protesta të ngjashme do të mbahen edhe në disa komuna të tjera me shumicë serbe.


Serbët në veri nisin të mblidhen për protestë

Serbët në veri të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sheshin “Car Lazar” për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

Ata po mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera “Serbeve u rrezikohet mbijetesa në Kosovë e Metohi”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se qytetarët serbë mund të votojnë për këto zgjedhje përmes postës ose zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, mirëpo këto opsione nuk janë pranuar nga Beogradi.

Qeveria e Serbisë kërkon që në komunat me shumicë serbë në Kosovë më 3 prill të hapen vendvotimet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci