Të fundit

‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, ish-këshilltari i Kurtit: Organizata e LVV-së votoi një plagjiator

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka reaguar pas emërimit të Selim Bezerajt si anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Bezeraj dyshohet se ka kryer plagjiaturë në temën e tij të doktoraturës të mbrojtur në Universitetin e Tiranës.

Gashi në Facebook ka shkruar çdo herë e ka pasur të qartë që LVV-ja nuk e reformon arsimin në Kosovë

“Sot ne Senatin e Universitetit te Prishtines, me votat e organizates studentore te Levizjes Vetevendosje! ne kete universitet – SKV-se – plagjiatori Selim Bezeraj qenka zgjedhe anetar i Keshillit Drejtues te Universitetit te Prishtines. E kam pase gjithehere kristal te qarte qe Levizja Vetevendosje! nuk e reformon arsimin ne Kosove ne asnje segment te tij, por tash me ka rroke tute qe edhe do ta perkeqesoje gjendjen ne kete fushe”, shkruan ai.

Krahas Selim Bezerajt anëtarë janë zgjedhur edhe Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi.

Tensione mes studentëve e policisë para Rektoratit

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci