Të fundit

Kajtazi analizon problemet kryesore që sollën disfatën e Kurtit në zgjedhje

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka radhitur problemet kryesore që i sollën disfatën në zgjedhje Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.

Kajtazi, u shpreh se një nga problemet ishte arroganca e Kurtit dhe njerëzve të tij kundrejt kundërshtarëve të tij politik.

“Rezultati tregoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk është subjekti i parë politik në Kosovë. Pra, thirrja e dikurshme e Glauk Konjufcës që të bëhen të gjithë bashkë, me gjasë ka irrituar njerëzit sepse tani për tani Albin Kurti nuk është në gjendje t’i mposhtë të tjerët veç vet. Kurti, siç tregoi rezultati, nuk është në gjendje t’i mposhtë të tjerët as një nga një”, ka thënë Kajtazi në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Sipas Kajtazit, kryeministri Kurti ka dështuar të lexojë rezultatet e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit dhe si pasojë ka rezultuar me humbjen e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Problemi më i madh këtu është tek z. Kurti, i cili nuk ka arritur të lexojë rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ata votues të zgjedhjeve nacionale nuk kanë qenë aktivistë, por qytetarë të cilët as nuk janë anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje”, u shpreh Kajtazi.

Gazetari, po ashtu analizoi si problem të brendshëm të Lëvizjes Vetëvendosje mungesën e zërave kritikë kundër Kurtit brenda subjektit politik të udhëhequr prej tij.

“Problemi tjetër është se sot z. Kurti nuk ka kundërshtar brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Të gjithë ata që kanë pasur mendim, kritikë dhe subjektivitet personal, intelektual, nuk janë më në Lëvizjen Vetëvendosje. Ata janë larguar sepse nuk janë pajtuar me Albin Kurtin. Pra, këto dhe të tjera probleme, e kanë sjell këtë rezultat për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Kajtazi.

Kajtazi e bëri pjesë të analizës së tij edhe gjendjen e pandryshuar në sistemin shëndetësor të vendit, që prej ardhjes në pushtet të Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Një tjetër, ndërlidhet me faktin që prej se e ka marrë pushtetin le të më thotë dikush se çfarë ka ndërruar në sistemin shëndetësor, e cila është në gjendje shumë të keqe. Madje, mungojnë më shumë barna në listën esenciale sesa që kanë munguar në vitet e kaluara”, tha Kajtazi.

Problemi i fundit, siç tha Kajtazi, është frika që i ka ngjall kryeministri Kurti bizneseve.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci