Të fundit

Bislimit ia tërhoqen vërejtjen dy herë bashkëpartiakët: Qysh eskaluan deputetë e ministra me gjuhë në Kuvend?

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të seancave të Kuvendit të Kosovës përgjatë vitit 2023. Përplasjet mes opozitës dhe pushtetit kanë qenë të shpeshta, derisa vlen të përmendet se kishte pasur edhe dhunë fizike. Gjuhë seksiste, mizogjene, homofobe, raciste e çka s’pati gjatë vitit të kaluar në parlament.

IKD në raport përmend disa shprehje të deputetëve e ministrave që përmbajnë gjuhë të papërshtatshme e të papranueshme.

E para, radhitet qasja seksiste e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ndaj deputetes së Partisë Demkokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi:

“…Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendjen publike, por kjo është e parëndësishme.”.

Tutje, përmenden edhe fjalët e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ndaj shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

“…Për ofendimet personale të shefes së grupit parlamentar të VV-së, ish këshilltares së Bajram Rexhepit në PDK, të ndjerit, ish-nënkryetares së Behxhet Pacolli në AKR, ish-zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit në Qeveri, ish partneres së koalicionit dhe ish[1]deputetes së Isa Mustafës në LDK, dhe shefes aktuale të Grupit Parlamentar të Albin Kurtit, dhe nuk po flas për pesë persona, po flas për një, nuk mund t’i flas për një çështje që se kupton e që është moraliteti dhe kurrizi politik.” – ishte shprehur ai mes tjerash.

Gjatë seancave në vitin e kaluar, kishte pasur edhe sharje e ofendime të tjera, të cilat IKD i ka përmbledhur si më poshtë:

“Jo si ju, deputetë të nderuar të opozitës, këtu në foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni nëpër ambasada, ktheheni në pula.”, “Phu të q*sha, tradhtari m*tit” “Mocionin e kombinuar me fjalim patetik Lumir Abdixhiku”[16] “…edhe lopa në grazhd e di se kush i ka hupur 8200 hektarë atje.”[17]”, “mshele gojën, magjup”[18], Albin, ti e rrejte veç veten”[19], “Nuk e keni idenë sa hipokritë jeni.” ky farë djali çka është duke kërkuar?, Mos u paraqit budalla, kur s’je, o vëlla! Nuk je i denjë të replikoj me ty… Nënë e motër e grua ia kishe çuar dikujt me t’i dhanë gjashtëmbëdhjetë milionë., “…se ky ka qejf me statistika të rrejë”, ”qe një vit është duke rrejtur”, “…me çfarë lehtësie ky djaloshi po fol për këtë temë…” “A beson, po m’i kujton fëmijët e mi para dy-trembëdhjetë vjetësh kur kanë qenë të vegjël e thërrisnin prej toaletit “Babë, e bëra!”, kur shkoja, thoshin “Jo, s’e bëra! Fake alarm”. Alarm i rrejshëm. A e kupton? Domethënë, tërësisht. “E bëra, s’e bëra. E bëra, s’e bëra!” “…unë tash nuk e di gjuhën e bretkosave…”, “Ministre, për besë po më vjen marre të të them po rren, por seriozisht jeni duke rrejtur.”, “…rrugaç, majmun e laper”. “Na tregoni me këndë jeni në kontakt, me Vuçiqin, me Radojçiqin, apo me kë jeni në kontakt për mocionin, se mocionin pa Radojçiqa e Vuçiqa nuk mund ta bëni. Nëse i keni, tregoni që jeni në koordinim me ta, po nëse nuk jeni në koordinim, tregona.”, “kjo më tregon që përnjëmend edhe kapaciteti i saj për të kuptuar fenomenet politike është po ashtu i limituar dhe nuk po më duket kështu e befasishme për mënyrën qysh po flet, sepse për të ekzistenca politike është komplet e shpërfytyruar si ekzistencë biologjike.”, “statistikat manipuluese, që i thotë ky djaloshi.”,” Përnjëmend këtë djalin këtu unë e njoh goxha moti, kështu e njoh goxha mirë edhe e di çfarë manipulanti është.”, “Hashim Haxhi Polari prej Broje!”, “…të flasim për gruan e frizerit, të flasim për lukun tend…”

Vlen të theksohet se përplasjet në Kuvendin e Kosovës ishin kritikuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023.

IKD ka përmendur se ka pasur dy raste, kur nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i kanë tërhequr vërejtjen bashkëpartiakut të tyre, Besnik Bislimi.

“IKD gjen në një rast kur kryesuesja e seancës, nënkryetarja Saranda Bogujevci, jep vërejtjen ndaj zv.kryeministrit Besnik Bislimi dhe ndaj deputetëve për gjuhën joparlamentare. Në një rast, tjetër Kryetari i Kuvendit i tërheq vërejtjen zv.kryeministrit Besnik Bislimi për gjuhën seksiste të përdorur ndaj deputetes Ariana Musliu Shoshi.” – thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci