Të fundit

I pashmangshmi Ronaldo çon Unitedin në krye të grupit në Champions

Manchester United ka arritur të marrë fitoren me rezultat 3-2 ndaj Atalantës në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Uefa Champions League.

Italianët e nisën më mirë ndeshjen duke pasur mundësi shënimi që nga fillimi i ndeshjes.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi mesfushori kroat Pasalic në minutën e 15-të të ndeshjes.

Për rezultatin 0-2 shënoi Merih Demiral i ndihmuar nga asistimi i Koopmeiners.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-2.

Tjetër Manchester zbriti në fushë në pjesën e dytë të lojës,londinezët filuan menjëherë me sulme nga të gjitha anët pasi që nuk kishin qfarë të humbisnin.

Rashford shënoi i pari për londinezët në minutën e 53-të, për rezultatin 1-2.

Barazimi i shifrave për 2-2 u arrit falë golit të Harry Maguire në minutën e 75-të të ndeshjes.

Nuk kishte si të mungonte ndryshe.Atëherë kur skuadres i duhet më së shumti ai gjithmonë gjendet aty.

Ishte sërish Ronaldo ai që shpëtoi Manchester United duke shënuar njëherësh edhe golin e fitores për skuadrën në minutën e 81-të.

United tashmë gjendet në vendin e parë në grup me 6 pikë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci