Janë evidentuar një sasi e konsiderueshme e barnave me afat të skaduar të cilat janë hedhur në mbeturina të zakonshme në lagjen “Kodra e Trimave në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Gjon Sereqi”.
Banorët e lagjes nuk janë në dijeni se kush i ka hedhur këto barna, derisa thonë se Komuna e Prishtinës dhe Inspektoriati janë në dijeni të kësaj, por që deri më tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.
Hedhja e këtyre barnave në vende joadekuate e rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve.
Paparaci ka siguruar pamje te këtyre mbeturinave që janë hedhur në lagjen “Kodra e Trimave”.


