Televizioni i Klan Kosovës pas mbylljes së vendvotimeve, ka publikuar EXIT POLL-in për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt sot në 21 komuna të vendit.
Sipas këtij EXIT POLL-i, Komunën e Gjilanit e fiton Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 50.87%, kurse Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka 49.13%.
