Të fundit

Pas humbjes së VV-së, vjen reagimi filozofit Hoxha

Elvis Hoxha, profesori i shkencave filozofike dhe anëtari i LVV-së në Shqipëri, ka thënë se humbja e kësaj partie në Prishtinë dhe Prizren, ia vështirëson institucioneve qendrore në Kosovë realizimin e vettingut, shkruan Paparaci.

Hoxha në një postim në Facebook ka shkruar se kthimi në pushtet, sipas tij qoftë edhe në rrafshin komunal, të LDK-së, PDK-së e AAK-së do të thotë kthim prapa.

“Kjo është epoka e Albin Kurtit. Gjë që do të thotë subjektivitet politik i Kosovës si shtet. Kthimi i LDK-së, i PDK-së apo i AAK-së është kthim prapa edhe pse në rrafshin e komunës”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka përmendur edhe rrëzimin e qeverisë Kurti 1, që sipas tij është rrëzuar nga “pazaret mes PDK-së, LDK-së dhe mediave që mashtojnë.”

Anëtari i VV-së ka theksuar se “arroganca Lëvizjes”, që nga dikush u pas si e tepërt dhe paaftësi, bëri që opinioni publik të rikthejë në pushtetin lokal “arrogancën 20-vjeçare”.

Postimi i plotë:

Duke u thënë shpesh “arroganca” e Lëvizjes, ajo po bëhet fakt. Ndërkohë po bëhet normale që në mënyrë arrogante dhe antikushtetuese rrëzohet një qeveri e ligjshme, që prokuroria nuk e godet krimin, që funksionojnë pazare mes PDK-së, LDK-së dhe mediave që mashtrojnë.

Arroganca e Lëvizjes nga disa shihet si e tepërt, mosveprimi i shpejtë nga disa të tjerë shihet si papaftësi e Lëvizjes. Opinioni publik është një instancë që përmes këtyre justifikimeve ia kthen pushtetin lokal arrogancës 20 vjeçare.

Sa per gabimet e Lëvizjes, ato nuk kanë pse bashkojnë aktivistët e saj me argumentet e prodhuar nga mediat e regjimit të vjetër. Është e dobishme për opinionin dallimi i qëndrimeve.

Kjo është epoka e Albin Kurtit. Gjë që do të thotë subjektivitet politik i Kosovës si shtet. Kthimi i LDK-së, i PDK-së apo i AAK-së është kthim prapa edhe pse në rrafshin e komunës.

Një gjë duhet kuptuar. Vota nuk përcakton as pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave dhe as ndershmërinë e prokurorëve. Vota përcakton fuqitë ekzekutive. Nëse Prishtina dhe Prizreni nuk u fitua, e kemi pakësuar mundësinë e riaftësimit të pushtetit gjyqësor. Kështu që korrupsionit i lihet dorë e lirë dhe vetingu i vështirësohet realizimi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci