Të fundit

Theren me thikë dy persona në Obiliq

Policia ka arrestuar dje dy persona në Obiliq pas të njëjtit dyshohet se kanë therur me thikë dy persona tjerë.

Siç njofton Policia viktimat janë sulmuar nga të dyshuarit pas një mosmarrëveshje çasti.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR & Armëmbajtje pa leje-thikë, Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar”, njofton Policia.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse të lënduarit janë në gjendje stabile.

“Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë”, përfundon njoftimi i Policisë.

Ndërkohë, që mediumi serb Kosovo Online raporton se viktimat janë serbë dhe të njëjtit janë therur me thikë nga dy kosovarë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci