Të fundit

E braktisën në kanalin e ujërave të zeza, sot foshnja gëzon shëndet

Foshnja 5-ditëshe, e cila u gjet në kanalin e ujërave të zeza po trajtohet në spital dhe është duke u shëruar, shkruan BBC.

Foshnja u gjet në një lagje të varfër në Indi. Mjekët thanë së shëndeti i bebes po shkon mirë dhe se ndodhet nën kujdesin e specialistëve.

Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Si përfundoi foshnja në kanalin e ujërave të zeza?

Sipas autoriteteve zyrtare, foshnja u gjet nga banorët e zonës, pasi një grup macesh u mblodhën në një vend përgjatë rrugës, fakt që i tërhoqi vëmendjen banorëve, të cilët gjetën beben.

Ndonëse shkaku i braktisjes nuk është zbardhur ende, mendohet se arsyeja është preferenca e prindërve për të lindur djem dhe jo vajza.

Gratë shpesh diskriminohen nga shoqëria, pasi  vajzat shihen si një barrë financiare për prindërit, veçanërisht klasën e komuniteteve të varfra.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci