Të fundit

Serbët mbajnë dy protesta sot për ‘tradhtinë’ e Vuçiqit dhe rastin e Shtërpcës

Serbët e Kosovës sot pritet t’i mbajnë dy protesta të ndara dhe në të njëjtën orë, duke filluar nga ora 12:00, raporton Kossev,  transmeton Paparaci.

Sipas këtij portali, protesta e parë është në Mitrovicën e Veriut për siç thuhet kundër “tradhtisë së lartë” të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe “torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve, shantazheve” të Listës Serbe.

Ndërkohë, protesta e dytë është organizuar nga Lista Serbe, pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë. Plagosja ndodhi të premten, kurse sot pritet të merret vendimi ndaj pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, si i dyshuar për rastin.

E për këtë protestë, Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë- Prevallë do të jetë e mbyllur nga ora 11:30.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatën e PK-ë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci