Të fundit

Gjykata në Lubjanë përgënjeshtron gazetarin slloven në rastin e Berishajt

Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka bërë të ditur se padia e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj kryeredaktorit të Planet TV, Mirko Mayer, nuk është mbyllur ende ligjërisht.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Anja Slak.

“Lidhur me pyetjen që ju i keni drejtuar Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, 24/02/2023, lënda II K 45570/2022, ju përgjigjemi se lënda ende nuk është mbyllur ligjërisht”, është shprehur Slak.

Ndërsa, dje kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjykata në Slloveni në rastin e hapur nga Berishaj është refuzuar në shkallën e dytë.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, shkroi dje Mayer, transmeton Klankosova.tv

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci