Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim marrëveshjen për Informacionin e Klasifikuar me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo marrëveshje ka për synim mbrojtjen ligjore të informacionit të klasifikuar dhe ndarjen ne mënyrë konfidenciale midis dy vendeve, shkruan Paparaci.com.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme tha se kjo është çështje me interes të ndërsjelltë.
“Me lejoni që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes si propozues të këtij propozim-vendimi të paraqes për aprovim në parim për lidhejn e marrëveshjes mes qeverisë së SHBA-ve dhe Kosovës për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Duke pasur interes të ndërsjelltë mes vendeve për informacionin e klasifikuar dhe të ndarë në mënyrë konfidenciale mes dy vendeve. Shkëmbimi i informacionit të klasifikuar, palët kanë rënë dakord që të niset kjo nismë për miratim.”, tha Zëvendësministri.
Ministrat votuan pro marrëveshjes dhe e njëjta u miratua në parim. /Paparaci.com/
