Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti për ditën e sotme.
Siç bëhet e ditur përmes kalendari të ngjarjeve, në orën 09:00, Kurti do të marrë pjesë në konferencën “Diaspora Flet” .
Tutje, Kurti do të merr pjesë edhe në përurimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MË (SEGE), në fshatin Bec, Gjakovë. Kjo ngjarje pritet të zhvillohet nga ora 11:00.
Po ashtu një tjetër ngjarje është se ai nga ora 12:00, do të marrë pjesë në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe.
