Të fundit

Halimi: Moskoordinimi me aleatët prodhoi pasiguri e imazh negativ të Kosovës

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se moskoordinimi me aleatët, ka prodhuar shumë pasiguri dhe imazh negativ të Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj, ka përmendur vetëm disa prej ngjarjeve të ndodhura së fundi, duke përfshirë kidnapimin e policëve, e sulmet ndaj gazetarëve.

Ajo ka përmendur edhe kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili për gati 20 ditë po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.

“Përjashtimi i FSK nga stërvitja me NATO-n, “Defender Europe 2023’; Mospjesëmarrje e Ambasadorëve të shteteve mike në pritjen shtetërore me rastin e çlirimit dhe Kosova nën masa diplomatike të trajtimit me heshtje!” – janë disa prej çështjeve të tjera që ka përmendur ajo.

Postimi i plotë:

Në këtë situatë mos koordinimi me aleatët, Kosova politike ka prodhuar më shumë pasiguri si dhe imazh negativ:

1. Vend tensionesh ndëretnike me tendencë përshkallëzimi permanent, i pasigurt për investime;

2. Policë afër pensionimit, të kidnapuar nga xhandarmëria Serbe;

3. Gazetarë të sulmuar nga huliganë serb në veri dhe masa administrative ndaj mediave, si mekanizma frikësimi në Prishtinë;

4. Një kryetar komune i ngujuar në zyre dhe subjekt tallje në rrjete sociale;

5. Nën masa ndëshkuese përmes instrumente paralajmëruese nga ShBA dhe BE;

6. Përjashtimi i FSK nga stërvitja me NATO-n, “Defender Europe 2023’;

7. Mospjesëmarrje e Ambasadorëve të shteteve mike në pritjen shtetërore me rastin e çlirimit dhe

8. Kosova nën masa diplomatike të trajtimit me heshtje!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci