Të fundit

Shtetet që e njohin Kosovën, kosovarët i regjistrojnë si shtetas serbë

Tre shqiptarë nga Ferizaj, Istogu dhe Skenderaj, janë paraqitur si shtetas serbë nga Gjermania, pasi kanë shkuar dhe janë regjistruar në shtetin gjerman, tregojnë dokumentet që i posedon Paparaci.

Shqiptarët e Kosovës të cilët kanë aplikuar për leje-qëndrim dhe leje të punës në shtetin gjerman, janë prezantuar si shtetas serbë ose serbo-malazez, në dokumentet që autoritetet gjermane i kanë aprovuar pas kërkesës së ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Shumica e aplikantëve që kanë kërkuar viza në Gjermani – shtet ky që e njeh Kosovën qysh pas deklarimit të pavarësisë saj – po ballafaqohen me një problem goxha të papritur.

Rreth 98% e mërgimtarëve që aplikojnë në ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe nëpër pesë konsullatat kosovare atje që të regjistrohen, megjithëkëtë, janë shpallur si shtetas serbë dhe serbo-malazezë, nga institucionet gjermane.

Përveç shtetësisë serbe dhe serbo-malazeze, atyre u figuron edhe shtetësia kosovare në dokumente.

 

Paparaci ka siguruar disa dokumente që janë lëshuar nga Gjermania – shtet me të cilin Kosova i shënoi 15 vite marrëdhënie diplomatike para pesë muajsh –  ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë aplikuar për vizë në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Në këto dokumente që lidhen ose me viza për leje-qëndrimi apo leje të punës, tre shqiptarë nga Kosova janë të shënuar – ndër të tjera – si serbë. Këta qytetarë vinë nga Ferizaj, Istogu dhe Skenderaj.

Sipas tyre, autoritetet gjermane ua lëshojnë një dokument tjetër që në gjuhen shqipe quhet “premtim i shtetësisë”, shkruan Paparaci.

Ata thanë për Paparacin se në këto dokumente u shkruhet se “në rast se dëshmoni fshirjen e shtetësisë kosovare, iu premtohet marrja e shtetësisë gjermane”.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me zëdhënës të ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, por të njëjtit ishin të paqasshëm për mediumin.

Megjithatë, një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe me Kroacinë. Paparaci, kishte raportuar më 5 korrik, 2023, se shteti kroat pati mohuar shtetin e Kosovës nëpërmjet një dokumenti të aprovuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë dhe të lëshuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë.

Në një vizë për leje-qëndrimi dhe leje të punës, fshati Polac i Skenderajt ishte prezantuar si pjesë e Serbisë.

Selman Kabashi nga fshati Polac i Skenderajt i cili kishte aplikuar për leje-qëndrim dhe leje të punës në shtetin kroat, thoshte se “e ka injoruar” tërësisht Ambasadën e Kroacisë në Prishtinë pas rastit të cilin e ka cilësuar skandaloz.

Ai deklaronte  se në aplikimin e tij për vizë, leje të punës dhe leje-qëndrim në shtetin kroat ka paraqitur dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës dhe ka aplikuar me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Mes tjerash, Kabashi ishte shprehur se ka refuzuar të shkojë për të marrë vizën në ambasadën e Kroacisë pasi është ndjerë i fyer që te adresa e vendlindjes i figuron se është shtetas i Serbisë, ani pse ka aplikuar me dokumente të Kosovës./Paparaci.com

Skandal: Ambasada e Kroacisë ia jep vizën kosovarit, Skenderajn e bën pjesë të Serbisë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci