Hetuesit policorë kanë arritur në vendin e ngjarjes ku dyshohet se u plagosen disa persona në lokalin “Bon Vivant”, në qendër të Prishtinës.
Lidhur me rastin, informacionet e para të raportuara në media kanë thënë se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Dy automjete të emergjencës dhe shumë ekipe policore janë parë në vendin e ngjarjës orët e vona të së premtës.
Gjithashtu, në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një vajzë që është në gjendje të rëndë aktualisht.
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një të dyshuar në vendin e ngjarjes, derisa raportohet se një tjetër është në arrati.
