Të fundit

Osmani: Akte gjenocidi nga Serbia ndodhën në sytë e botës

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, 9 dhjetori, është moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar dhe çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë tonë.

Teksa ka kujtuar këtë ditë, shefja e shtetit shprehet se “Ne nuk mund t`ia kthejmë shpinën të kaluarës sonë”.

“Do ta kujtojmë atë si një preventivë që gjërat e tilla të mos përsëriten në cilindo cep të globit. E parandalimi ka parakusht drejtësinë. Akte gjenocidi nga Serbia ndodhën në sytë e botës. Janë mbi 13 mijë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, për të cilët sot ndjejmë dhimbje, para të cilëve përkulemi dhe të cilët do të kujtohen përherë. Ata janë dëshmi e krimit të gjenocidit dhe e qëllimit të qartë të Serbisë për të na zhdukur nga faqja e dheut”.

“Një nga shumë rastet që dëshmon këtë qëllim shfarosës është masakra e Poklekut. Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vranë, pastaj u dogjën dy herë radhazi. Trupat e njomë të fëmijëve, bashkë me familjet e tyre, ishin bërë shkrumb e hi, për ta bërë të pamundur identifikimin e për ta fshehur krimin mizor”.

“Ky krim kishte një qëllim të qartë: zhdukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Shfarosje e qëllimshme që përbën elementin kryesor të gjenocidit. Fëmijët e vrarë ishin të moshës gjashtë muajshe e deri në 17 vjeç. Ne që po e gëzojmë lirinë na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër dhe shumë masakrave të tjera të dalin para drejtësisë”, tha Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci