Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka arritur në Prishtinë, pritjen e të cilit e ka bërë presidentja Vjosa Osmani.
Osmani e ka pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, raporton Paparaci.

Osmani e Radev tutje do të mbajnë konferencë për media.
Pas Osmanit, Radev do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Radev do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, më 22 dhe 23 dhjetor 2023.


