Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës karshi Gjykatës Komerciale. Ajo ka pyetur nëse kjo është “çorbë, eksperiment apo paaftësi” e qeverisë Kurti.
Kica-Xhelili ka potencuar faktin se LDK e ka mbështetur Gjykatën Komerciale, ndërsa qeveria tash po insiston në ritransferimin e lëndëve të natyrës administrative të bizneseve nga Komercialja në Administrative.
Kica-Xheli ka thënë se është paaftësi e qeverisjes të pasurit kuptim kaq të mangët për kompleksitetin gjyqësor sipas saj.
Ajo ka akuzuar pushtetin për jo-seriozitet në transferime e ritransferime të kompetencave të gjykatave.
“Ky nuk është nivel praktikantësh. Kam parë e takuar praktikantë fantastik që reformat në drejtësi e ndjeshmërinë që kanë, i kuptojnë njëqind herë më mirë se kaq.”, tha ajo.
Ky është postimi i saj:
Çorbë, eksperiment, apo kryekëput paaftësi?
Një herë e mbështetëm Gjykatën Komerciale, si gjykatë e profilizuar për zgjidhjen e kontesteve të bizneseve.
Tani, në kuadër të themelimit të Gjykatës së re Administrative, Qeveria insiston në RITRANSFERIMIN e lëndëve të natyrës administrative të bizneseve, NGA Gjykata Komerciale te Gjykata Administrative.
Atëherë PSE i transferuat herën e parë nga Departamenti Administrativ në Gjykatë Komerciale?
Të kesh kuptim kaq të mangët të kompleksitetit gjyqësor; Të jesh kaq joserioz në transferime e ritransferime të kompetencave të gjykatave duke e ditur ndjeshmërinë kohore, teknike e sidomos përmbajtësore, të bën gjithçka përveç të aftë të qeverisësh.
Ky nuk është nivel praktikantësh. Kam parë e takuar praktikantë fantastik që reformat në drejtësi e ndjeshmërinë që kanë, i kuptojnë njëqind herë më mirë se kaq. /Paparaci.com/
