Të fundit

Kosova i vetmi shtet në Ballkan që e refuzon Kinën

Përkundër se është shteti më i varfër, Kosova i bëri ballë ndikimit kinez, duke mos pranuar asnjë investim.

Kriza financiare që goditi botën po prekte edhe Ballkanin dhe rajoni po mundohej edhe me fuqinë e fundit t’i dilte në ballë jetesës.

Greqia hapi derën e saj për Kinën përmes portit të Pireut, ndërsa Serbia e shpalli Kinën ‘shtyllën e katërt’ të politikës së saj të jashtme. Vendet e Ballkanit kishin nevojë për para dhe Kina kishte nevojë për një korridor miqësor nga Mesdheu për në Europë. Ishte fillimi i një miqësie të bukur. Por, pati një çmim,

Më shumë se një dekadë më vonë, sipas llogaritjes së BIRN-it, rajoni është nikoqir i 135 projekteve me vlerë të paktën 32 miliardë euro, që në një mënyrë ose në një tjetër janë të lidhura me Kinën.

Kina po merr përsipër metalurgjinë, minierat, energjinë dhe transportin dhe shumica e këtyre projekteve janë të shoqëruara me akuza për korrupsion, shfrytëzim dhe dëmtim të mjedisit.

Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa asnjë investim nga Kina.

Ndërmjet viteve 2012 dhe 2021, kompanitë e Kinës kanë investuar ose ndarë më shumë se 2 miliardë euro në vetëm 16 projekte në Serbi dhe Banka Kineze e Eksport-Importit ka dhënë kredi për projekte me vlerë të paktën 5.7 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, Kina ka dhuruar ndihma në vlerë prej miliona eurosh në formën e pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve të tjera.

Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë për një nivel shqetësues ndikimi në legjislaturën e Serbisë, me ligjet që po amandmentohen në përputhje me kërkesat e investitorëve kinezë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci