Legjenda e futbollit gjerman, Toni Kroos ka zhvilluar sot ndeshjen e tij të fundit.
Kroos kishte njoftuar pensionimin nga klubi i Real Madridit muajin e kaluar, ndërsa kishte vendosur të paraqitej në Kampionati Evropian me Gjermaninë.
Gjermania u eliminua sot nga Spanja dhe kësisoj edhe Kroos zhvilloi ndeshjen e tij të fundit.
Gjermania u mposht në çerekfinale me rezultat 2:1 nga Spanja.
