Richard Chamberlain, i njohur për rolet e tij në “Dr. Kildare” dhe “Shogun” ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
“Chamberlain, i cili do të kishte mbushur 91 vjeç të hënën, vdiq të shtunën në mbrëmje në Waimanalo, Hawaii”, sipas “The Washington Post”.
Chamberlain ka lindur në Beverly Hills, Kaliforni, në vitin 1934. Babai i tij ishte shitës dhe nëna e tij shtëpiake. Megjithatë, ishin filmat që e frymëzuan atë në moshë shumë të re.
Ai ndoqi Kolegjin Pomona në Claremont, Kaliforni, ku nisi të merrte mësime për aktrimin.
Chamberlain kaloi dy vjet në ushtri në Kore – përpara se të kthehej në shtëpi dhe të luante rolet e para në televizion.
Ndërsa Chamberlain u shfaq në disa seri televizive në fund të viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1960 – duke përfshirë rolet në “Gunsmoke” dhe “Riverboat” – ishte roli i tij si Dr. James Kildare që e ktheu atë në “një zemërthyes” të epokës.
Ai u shfaq në më shumë se 190 episode të dramës mjekësore “Dr. Kildare” gjatë viteve 1960, madje duke i dhënë atij një “Golden Globe” në 1963 si aktori më i mirë i serialeve televizive.
Karriera televizive e Chamberlain përfshin role në seriale të shumta televizive, filma dhe mini-seriale.
Ai pati role të përsëritura në “Shogun”, “The Thorn Birds”, “Island Son” dhe “Black Beard”.
Ishte “Shogun” që i dha atij një tjetër “Golden Globe”, këtë herë për aktorin më të mirë në një dramë televizive, ndërsa roli i tij në “The Thorn Birds” i siguroi atij një çmim “Golden Globe” për aktorin më të mirë në një mini-serial ose film televiziv dhe gjithashtu një një nominim për çmim “Emmy Awards”.
Rolet e tij më e fundit ishin në serialet, “Desperate Housewives,” “Chuck,” dhe “Twin Peaks.
“Kam qenë shumë me fat”, tha Chamberlain për “Associated Press” në 2014.
“Unë kam aktruar për 55 vjet – duke takuar njerëzit e duhur, duke marrë këshillat e duhura, duke gjetur rolet e duhura”, tha ai.
Përveç aktrimit, Chamberlain ka mbështetur kauzat ekologjike, duke përfshirë ndihmën për të mbrojtur lumin Tuolumne që fillon në Parkun Kombëtar Yosemite.
