Të fundit

Arifi i kërkon Kurtit t’i denoncojë bashkëpunëtorët e Serbisë

Opinionisti, Avni Arifi po vlerëson se kryeministri Albin Kurti, ka kryer vepër penale, mbi deklaratat që ka përfaqësues politikë që bashkëpunojnë me Serbinë, por nuk ka denoncuar rast konkret me emër.

”Mënyra siç është thënë këtu, nëse ka diçka – nëse e di që dikush prej tyre ka lidhje me Serbinë apo Vuçiqin, është një lloj vepre penale mos me e denoncu”.

”Është dashtë të paktën ta përmend një emër. Kemi organe të sigurisë, kemi mekanizma të sigurisë. Mirëpo gjuha, forma qysh është fol, është thënë sikurse çdo deputet i pakicave joserbe që nuk e voton Qeverinë Kurti, ka instruksione nga Serbia, dhe është pastër shantazh politik”.

Megjithatë, ai ndër tjera në Rubikon u shpreh se partitë minoritare joserbe kanë qenë shumë konstruktive deri më tash në raport me çdo parti shqiptare që kanë shumicën.

”Në parim deri më tash partitë minoritare joserbe, kanë qenë shumë konstruktiv në kuptimin e asaj që ‘ne bëhemi me çdo parti shqiptare që e bënë shumicën’ – dhe nuk e kanë bërë problem as me votu”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci