Komuna e Prishtinës e ka shpërblyer me një tender të ri për punë shtesë kompaninë ‘Dino’, e cila është kontraktuar para një viti për ndërtimin e urave në Unazën Qendrore.
Tenderi për punë shtesë peshon 197 mijë euro, bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës në platformën e-prokurimi.
Kontrata është emërtuar “Ndërtimi i urave në pjesën perëndimore të unazës qendrore – punë shtesë nga kontrata bazë”.
Ky projekt ndërlidh pjesën e lagjes Arbëria me unazën e madhe të Prishtinës.
Pjesa më e madhe e punimeve tashmë ka përfunduar, sipas kontratës bazë të lidhur vitin e kaluar mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë ‘Dino’.
Në dosjen e tenderit për punët shtesë thuhet se afati për përfundimin e punimeve është 30 ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës. /Paparaci.com
