Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar këtë mëngjes Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”, ku u shpreh i impresionuar me angazhimin dhe pasionin e fëmijëve për sportin.
Ahmeti tha se sporti është forcë, disiplinë dhe shpresë për të ardhmen, prandaj komuna ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën sportive.
Ai përgëzoi menaxhmentin e Klubut Futbollistik “Lipjani 01” për sukseset e arritura dhe theksoi se mbështetja për sportistët e rinj do të vazhdojë.
Në këtë kuadër, Ahmeti përmendi investimet e realizuara deri më tani si palestra sportive në Lipjan, stadiumet dhe fushat e vogla sportive, duke shtuar se do të ketë edhe rritje të subvencioneve për sportistët lipjanas.
