Të fundit

Goditja që ShBA i dha Kosovës, Hoti: Kosova nuk e meriton këtë lidership

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka akuzuar krerët shtetërorë për suspendimin nga ShBA-ja të dialogut strategjik me Kosovën.

Hoti, në një reagim në rrjetin social Facebook të premten, e cilësoi “shumë të keqe” situatën.

“Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë.Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së”, tha Hoti, dhe vazhdoi:

“Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit.”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Në deklaratë thuhet se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci