Të fundit

Osmani i kërkon presidentit të Hungarisë “heqjen e masave të padrejta të BE-së”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e priti sot në një takim në Prishtinë presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok.

Ajo tha në një postim në Facebook se folën për bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa tregoi se i ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese.

“Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim”, shkroi ajo.

“Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian“, shtoi Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci