Të fundit

Abazi thotë se Kurti refuzoi të diskutojë për Kosovën në NATO

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Abazi tha se Kurti gjatë takimeve me kongresmenë dhe senatorë amerikanë ka refuzuar të diskutojë rreth integrimit të Kosovës në NATO.

Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë emisionit DPT te Fidani në Klan Kosova.

“Ka refuzuar t’i diskutojë hapat e duhur për anëtarësim. Senatori Chris Murphy dhe senatorja Shaheen kanë qenë në Kosovë menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe kanë kërkuar një plan (roadmap) për anëtarësim në NATO në bashkëpunim. Në atë takim, Kurti ka refuzuar të involvohet në diskutimin e parashtruar nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë”, deklaroi Abazi,

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci