Turqia është tronditur sërish sot, pas një sulmi të armatosur në një shkollë, një ditë pas asaj të ndodhur në Sanliurfa.
Të shtënat me armë janë regjistruar në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaras.
Shkolla u evakuua menjëherë, ndërsa forca të shumta policie dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Sipas raportimeve të mediave vendase, disa persona janë plagosur.
Sipas mediave turke, sulmuesi fillimisht qëlloi në ajër në oborrin e shkollës, më pas hyri brenda shkollës dhe vazhdoi të qëllonte.
