Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është kuvendari i radhës që po flet në seancën e jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet për vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.
Rifunksionalizimin e Bllokut B2 të termocentralit Kosova B, sipas tij është festë, madje tha se me ministren e Ekonomisë kanë bërë hallvë.
“Ju po bëni hajgare me bllokun B, por unë kam shku te ministrja për përhajër për bllokun B. Hallve kemi përgatit. Gëzim është ju duhet me kuptu që janë 250 megavat në orë që nëse e krahasoni me çmimin që e kena paguar për import ka qenë 200 euro për megavat e që i bien 1.2 milion euro dita duhet m’u gëzu për këtë muhabet”, tha ai.
Ndryshe, blloku B2 i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka qenë jashtë funksionit që nga 14 dhjetori. Ai është rikthyer në prodhim në fund të janarit
