Të fundit

Shpalosen detaje të reja nga aksioni anti-drogë në Suharekë

Policia e Kosovës ka kryer një aksion të suksesshëm anti-drogë në një mulli në fshatin Shirokë të Suharekës, ku janë arrestuar gjashtë persona.

Lidhur me këtë Policia dhe Prokuroria nëpërmjet një konference për media njoftuan se aktualisht janë në fazën e hetimit.

Prokurorja e rastit, Ariana Shajkovci tha se të arrestuarit nuk janë të gjithë të kombësisë së Kosovës.

“Rasti është nën hetime. Nuk kemi atë informatë (tregu që është përpunuar). Sa i përket kombësisë mund të iu konfirmojmë më vonë. Nuk janë të gjithë të kombësisë së Kosovës”, tha ajo.

Ndërkaq, majori Reshat Murseli bëri të ditur se pjesa e mbetur e drogës do të shkatërrohet tërësisht.

“Një periudhë më shumë se tre muaj (përpunimi), nuk është e saktë por e përafërt. Jemi në fazën intensive të hetimit. Do të shohim se çfarë do të sjellin provat. Natyrisht, teknika e ka bërë procedimin e provave, një pjesë e bimëve është shkatërruar, kurse pjesa tjetër ekzaminohet dhe natyrisht e gjitha shkatërrohet”, u shpreh ai.

4 shtetas të Maqedonisë e 2 të Kosovës të arrestuar në Suharekë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci