Të fundit

Lukaku dëshiron rikthimin te Interi

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku thuhet se është i pakënaqur te Chelsea dhe ai është i gatshëm të pranojë një ulje page për t’u rikthyer te Interi.

Lukaku u kthye në “Stamford Bridge” në një marrëveshje prej 115 milionë eurosh në verë, por ka shënuar vetëm dhjetë gola me Chelsean deri më tani.

Thomas Tuchel ka pranuar se nuk di ta përfshijë më shumë Lukakun në taktikat e tij dhe sulmuesi është i pakënaqur në Londër, ku nuk është vendosur ende.

Në dhjetor, Lukaku u kërkoi falje tifozëve të Interit për mënyrën se si ishte larguar gjatë verës, duke thënë se do të dëshironte të kthehej në klub herët a vonë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku ëndërron të rikthehet në Inter dhe është gati të pranojë një ulje page për të veshur sërish fanellën e Nerazzurrëve.

Ai është në kontakt me disa prej drejtorëve të Interit dhe është i vetëdijshëm se rikthimi i tij do të ishte një operacion i rëndë për financat e klubit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci